-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova aprovon vizitën e kryeministres së Serbisë

Kryesoret

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije sot se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do të vizitojë Kosovën ditën e hënë. Nga kjo “zyrë” kanë thënë se këtë vizitë po e bëjnë publike 72 orë më herët, siç edhe thotë marrëveshja për vizitat zyrtare.

Ndërkohë institucionet e Republikës së Kosovës janë përgjigjur pozitivisht një kërkesë të tillë për vizitë dhe do të lejojnë.

Kështu ka thënë për kallxo.com, Sharr Jakupi nga kabineti i ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës,  i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator 2022. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në  marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Bërnabiq do të vizitojë veriun, Mitrovicën, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, ku edhe do të vizitojë qytetarët serbë të asaj pjese të Republikës së Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit