Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot Edi Ramën që sipas tij ka urdhëruar nisjen e shembjeve në resortin e biznesmenit Irfan Hysenbelliu në Golem.
“Orgjitë e eksponentëve të lartë në resort i kam denoncuar. Strehimin e refugjatëve afganë e vlerësoj gjënë pozitive.
U dha strehë njerëzve që humbën mundësinë të jetojnë. Shkojnë e bëjnë orgji Rama ^ compani në resort, kjo është e dënueshme” tha Berisha.