-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen errësira, Rama: Duam lekë nga BE, mos bëni turpin si me vaksinat

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd theksin e fjalës së tij e vendosi te kriza e energjisë. Ai i kërkoi BE-së që të ndihmojë Ballkanin dhe të mos bëjë gabimin që bëri me vaksinat.

Gjëra që kemi për t’i zgjidhur t’i zgjidhim me durim dhe mirëkuptim. Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur.

Dhe këtu në Ballkan nuk është se kemi pasur dimra të lehtë. Sot në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt.

Por edhe në Britani dhe Francë apo Gjermani po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë. Mbyllje e jetës si në kohën e pandemisë për të kursyer energjinë.

Kemi diskutuar se çfarë po na kushton mos çuarja e kësaj krize mbi shpatullat e qytetarëve tanë duke bashkëpunuar.

Nuk është parimore, por konkrete. Ne në Shqipëri kemi marrë një vendim për të mos e prekur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

Ia drejtoj përsëri BE-së apelin e përsëritur ndoshta, që të mos bëjë me ne turpin që bëri me ne në kohën e pandemisë.

Liderët e BE-së e pranuan se ky ka qenë një turp” tha Rama.

Por sa është fatura? Edi Rama foli shifra konkrete. “BE-së do i drejtohemi me shkrim për t’i kërkuar një mbështetje financiare ekstra.

Parashikimet që kemi ndarë për shpenzimet janë marramendëse. Kemi përpara 7 muaj shumë të vështirë dhe për Shqipërinë kjo do të thotë afro gjysmë miliardi euro për të mbajtur sistemin me energji dhe mbështetur konsumatorin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit