Këtë të premte në Beograd po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur, ku priten firmosja e disa marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të ZI.
Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç, ka zbuluar disa nga marrëveshjet që do të firmosen sot midis vendeve. Ai ka thënë se një nga marrëveshjet është vendet e Ballkanit të Hapur, mund të udhëtojnë me kartat e ID-së, si dhe mos bllokimin e mallrave me bazë ushqimore.
“Ky takimi është i parë pas çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veirut, dhe duhet ti përgëzoj, shpresoj që nisma e Ballkanit të Hapur të ndihmojë në ecurinë e vendeve drejt BE.
Më duket se mund të bëjmë më mirë dhe më shumë për sa i përket tregtisë. Hapja e korridoreve shkurtojnë orët e tregtisë. Ecuria që kemi ecur deri tani nuk është e vogël, jemi të kënaqur, më duket sikur do punojmë më shpejt e më fort. Krijimi i kontrolle të gjelbra të kontrolleve ushqimore, Qafë Thanë e Tabanucë, shkurtojnë orët në 15 minuta pra është pak më e lehtë të bëjmë biznes. Do të shtojmë dhe dy korsi të tjera në korridorin e Preshevës deri në fund të vitit. Kjo që të lehtësojë kalimin mes vendeve.
Dokumentet që do të nënshkruajmë janë rezultate e angazhimeve të mëparshme, po flasim për marrëveshjen e kornizimit të produkteve themelore. Këtu do të përfshihet Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.
Plani operativ për mbrojtjen civile, mbështet në një marrëveshjet të nënshkruar në 2021 për situata e emergjencës, mes vendeve.
Është memorandumi i mirëkuptimit në fushën e aktiviteteve kulturore për të pasur një fond të përbashkët bashkëpunimi. Ky propozim u bë nga Edi Rama.
Dhe lëvizja me dokumentet e identifikimit është një tjetër pikë kyçe,” është shprehur Vuçiç.