Pas ndërhyrjes së sotme të IKMT-së në “Prestige Resort”, pjesë e “Hysenbelliu group”, kanë reaguar mediat e këtij grupi.
Së fundmi ato kanë nxjerr një deklaratë, ku ministrja e Financave, iu ka lënë 2 muaj kohë për të boshatisur goditën, ku është vendosur media “News24”.
Reagimi i News24
Zbardhet shkresa që qeveria i ka dërguar shoqërisë ‘Focus Media News’, ku i bëhet thirrje që të lirojë godinën në të cilën ky televizion qëndron prej 20 vitesh.
Bëhet fjalë për një shkresë të dalë nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, e datës 26 maj të këtij viti, ku drejtuesve të televizionit iu kërkohet që të largohen nga godina brenda 25 korrikut të këtij viti, me arsyetimin se News24 mbaronte kontrata e qirasë prej 20 vitesh.
Duke u përballur me këtë situatë, shoqëria ‘Focus Media News’ apeloi vendimin në Gjykatën e Tiranës, ku edhe mori të drejtën e saj, ndërsa togat e zeza vendosën që të rrëzonin qeverinë, duke e cilësuar urdhrin e saj si të paligjshëm.