Moti gjatë fundjavës do të shënojë kthesë. Reshjet e shiut ia lënë vendin motit të qëndrueshëm.
Gjatë ditës së shtunë dhe të diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.
Era parashikohet të jetë, ditën e shtunë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 1-8 m/sek, ndërsa ditën e diel nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.