-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Po diskutonin për sigurinë nga tërmetet, shkundet dy herë Parlamenti i Lihtenshtajnit

Kryesoret

Një tërmet është ndjerë nga deputetët e Lihtenshtajnit teksa po diskutonin nëse kombi i vogël europian duhet të mandatojë sigurime në rast tërmetesh.

Dy tërmete kanë shkundur parlamentin e Lihtenshtajnit teksa deputet po diskutonin nëse duhet ta mandatojnë sigurinë në rast tërmetesh.

I pari, i matur me magnitudë 2.4 ballë, ishte i vogël. Ligjvënësja e FBP-së, Bettina Petzold-Mähr, e cila ishte kishte folur, u pa duke buzëqeshur si reagim ndaj tërmetit.

Goditja e dytë, e matur me magnitudë 3.9, ishte më e madhe, gjë që bëri që Presidenti i Landtag, Albert Frick, të ndalonte përkohësisht seancën dhe të evakuonte dhomën.Policia e Lihtenshtajnit tha në një deklaratë se ata morën një numër të madh telefonatash nga qytetarë të shqetësuar pas tërmeteve, por se deri më tani nuk ka raportime për lëndime ose dëme materiale.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti më i madh goditi me një epiqendër rreth 19 kilometra në jug të qytetit austriak Dornbirn.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit