-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si t’i dalloni shenjat e para të paranojës

Kryesoret

Paranoja është sëmundje e rëndë e cila shpesh një kohë të gjatë mbetet e pazbuluar.

Paranoja është sëmundje, simptomat e së cilës nuk dallohen me kontaktin e parë të të sëmurit – ai mund të mendojë për shumë gjëra qartë dhe logjikshëm, por për disa tema ndërton sistemin vetjak të mendimeve të zymta, të sëmura.

Ato mund të jenë dyshime që po e ndjekin, persekutojnë dhe duan t’i bëjnë keq, andaj edhe ia lexojnë mendimet dhe ia kontrollojnë veprimet, transmeton Telegrafi.

Mjedisi ku jeton duhet t’i kushtojë vëmendje se si ndryshon një anëtar i familjes.

Shenjat të cilat nuk duhet injoruar janë shmangia e shoqërimit dhe bisedave, si edhe mosbesimi.

Gjithmonë ekzistojnë simptoma paralajmëruese dhe ato shfaqen pesë deri në dhjetë vjet para ngjarjeve kritike.

Nëse pacienti tashmë është paraqitur te mjeku, gjithmonë konstatohet nëse ka ide homocidiale apo suicidale (për vrasje dhe vetëvrasje).

Këto të dhëna merren edhe nga familja nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Ne e shohim paranojën si një kërcënim për veten apo të tjerët, thonë mjekët. Të gjithë duhet të inkurajohen të kërkojnë ato shenja paralajmëruese të hershme. Diagnostifikimi është i rëndësishëm për të përcaktuar se kush është i rrezikshëm. Gjithashtu, duhet ditur edhe se kush e pret pacientin pas kthimit nga spitali. Nëse kanë pasur histori agresioni, ata mund të jenë të rrezikshëm dhe kjo duhet pasur parasysh.

Eklipsi i vetëdijes është një fenomen që nuk ndodh shpesh. Nëse shohim që një familjar se po ndryshon në drejtim të sjelljes për të cilën merrej më parë mjekimi, nëse shmang të flasë me ata që e rrethojnë, mos prisni datat e planifikuara, por reagoni në kohën e duhur. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit