Gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur, presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç, ka kujtuar takimin e tij të parë me Ramën.
Ai është shprehur se ky takim mes vendeve, u zhvillua 70 vite, pas takimit të ish-diktatorit Enver Hoxha me Titon. Vuçiç ka treguar se në atë takimi kishte shumë tension dhe energji, por sot ata janë më shumë se miq.
“Më kujtohet takimi i parë pas 70 vjetësh, ku u takua Hoxha me Titon. Më pas u takuam unë dhe Rama. Ishte një takim me tjetër energji. Ky i sotmi është takim miqësore. Sot qytetarë tanë e kuptojmë më mirë njërit-tjetrin. Qytetarët e Serbisë, kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.
Patëm dhe një përplasje me Maqedoninë e Veriut, por sot kemi marrëdhëniet më të mira mes Shkupit dhe Beogradit,” është shprehur ai.