Derbi shkon për Milanin. Kuqezinjtë e drejtuar nga Pioli arritën që të merrnin një fitore spektakolare 3-2 përballë Interit.
5 gola dhe emocione. Sfida i kishte brenda të gjitha me një stadium të tejmbushur. Serinë e golave e hapi Brozovic, por Leao vendosi barazimin.
Giroud dhe më pas sërish Leao thelluan rezultatin. Dzeko ngushtoi shifrat duke dhënë shpresë, por barazimi nuk erdhi deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.