Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia së fundi kanë paralajmëruar një pako ndihmash ushtarake për Ukrainën Ato do të përfshin qindra dronë të vegjël, të quajtur Grerëzat e Zeza.
Kryeministri Boris Johnson, ka bërë të ditur se do t’i dërgojnë Ukrainës një pako ndihmash ushtarake, me vlerë prej 63 milionë dollarësh. Këto ndihma do të përfshin 850 mikrodronë, të njohur si Grerëzat e Zeza. Dronët vëzhgues, me madhësi sa të pilivesave, janë krijuar në Norvegji.
Sistemi i Grerëzave të Zeza është i dizajnuar për t’u bartur nga ushtarët e këmbësorisë. Ai përfshin një ekran, që nxirret nga një jelek, si dhe një xhep të veçantë, i cili përmban dy dronë dhe një telekomandë. Dronët mund të fluturojnë deri në 25 minuta, ndërsa po aq kohë nevojitet për mbushjen e tyre. Sistemi peshon 1.3 kilogramë, ndërsa një dron i vetëm peshon vetëm 33 gramë. Ekziston edhe një version që montohet në automjet.
Kamerat me përmasë të vogël fluturuese janë të krijuara për t’iu afruar pozicioneve të armikut, pa u parë apo dëgjuar, dhe për të transmetuar pamje me rezolucion relativisht të ulët, prej 640 x 480 pikselësh, për trupat që ndodhen deri në dy kilometra larg. Pajisjet do t’u mundësojnë luftëtarëve ukrainas që “t’i mbrojnë pa rrezik zonat urbane”, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar./REL