Partitë pro serbe të cilat dolën fituese dy vite më parë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Malin e Zi kanë arritur një marrëveshje mes tyre për të krijuar tashmë nje qeveri politike jo si ajo e ekspertëve që drejtohej nga Zdravko Kripokavic.
Njëri nga liderët e Frontit Demokratik dhe kryetari i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandic, pret që shumica parlamentare nga në 15 ditët e ardhshme, të arrijë marrëveshje për kryetarin e ri të Kuvendit dhe atë që do të jetë kryeministër.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Dritan Abazoviç të rikonfirmohet si kryeministër sepse pa deputetët e lëvizjes, ura e votimit në parlament do të ishte e pa sigurt.
Kandidat tjetër përveç Abazoviç është edhe ish-kreu i parlamentit Aleksa Beçiç.
BE ka deklaruar se nëse Fronti Demokratik proserb do të jetë pjesë e qeverisë së re atëherë do të vihej në pikëpyetje mbështetja nga Brukseli.
Atyre iu është kërkuar që të heqin dorë nga qëllimi i tyre i shpallur për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës. Kjo konsiderohet një lëvizje shumë e rrezikshme që mund të shkaktonte destabilitet dhe konflikte të mëdha në Ballkanin Perëndimor.
Afati i fundit për presidentin Milo Gjukanoviç për të vendosur se kujt do t`ia japë mandatin për të tentuar krijimin e qeverisë së re përfundon më datë 15 Shtator.
Ishte Gjukanoviç që i dha votat Abazoviç disa muaj më parë që të qeveriste vendin, por marrëveshja mes tyre u prish pasi qeveria në largim nënshkroi protokollin me Kishën Ortodokse serbe.