Të gjithëve u ka ndodhur që paratë të zhduken shumë më herët nga sa prisnim dhe aty fillojnë vështirësitë e vërteta. Ndoshta po e menaxhoni paranë keq.
Një metodë origjinale japoneze e quajtur kakeibo. Metoda specifike që ka nisur para mbi 100 vitesh, do t’ju bëjë të kursejë çdo muaj 35% të pagës suaj dhe shumë para në vit. Gjëja kryesore që duhet të bëni është që në fund të çdo muaji të merrni pak kohë për të regjistruar atë që keni shpenzuar. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe veçanërisht cilat kanë qenë shpenzimet tuaja të panevojshme, raporton Protothema.
Hulumtimet kanë vërtetuar vazhdimisht përfitimet e shumta të të shkruarit me dorë: mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime pozitive duke ju inkurajuar të identifikoni zakoneve tuaja të këqija që ju pengojnë të kurseni.
Sipas metodës kakeibo, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm. Pyetjet janë si më poshtë:
A mund të jetoj pa këtë artikull?
A do ta përdor në të vërtetë?
A kam vend për të?
Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?)
Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)
Si ndihem për blerjen e tij? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)
Në fakt me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje. Gjithashtu ju mëson të organizoni më mirë katër fushat kryesore ku i shpenzoni paratë tuaja:
Shpenzimet e domosdoshme
Kostot opsionale
Agrëtimin
Shpenzimet Shtesë
Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndaloni së bëri një gjë të tillë dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje 35% të pagës suaj.