Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për aksionin që vijon prej dy ditësh te “Prestige Resort”. Meta ka shkruar se po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.
Ai i bën thirrje Ramës të ndalojë së nxiri imazhin e Shqipërisë dhe shkatërruar turizmin shqiptar.
“Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik.
Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!”, shkruan Meta.