Dokumentari në Netflix me rrëfimin e Barack Obamës u bë fitues i çmimit Emmy.
Obama bëhet presidenti i dytë që fiton një Emmy, pas Dwight Eisenhower, të cilit iu dha një çmim në vitin 1956 ndërsa ishte ende në detyrë, dhe i pari që fitoi një çmim konkurrues për një projekt të caktuar televiziv.
Ai nuk ishte i pranishëm gjatë ndarjes së çmimeve dhe Akademia e pranoi në emër të tij.
Seriali me dokumentarët, i cili filloi në prill, është pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare të filmit dhe televizionit që Obama dhe bashkëshortja e tij, Michele arritën me Netflix në 2018.