-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumentari i BBC në Shqipëri: Virgjëreshat e fundit të betuara, gratë që jetojnë si burra!

Kryesoret

“Virgjëreshat e fundit të betuara të Shqipërisë”. Me këtë titull, BBC tenton një introspeksion në një institucion me rrënjë të thella në Mesjetë.

Vetëm dhjetëra gra në botë kanë mbetur të jetojnë duke respektuar zotimin e dëlirësisë dhe me sjellje mashkullore, për të mos u konsideruar inferiore në shoqëri. Me fjalë të tjera, ata kanë adoptuar një mënyrë jetese mashkullore, diçka që shihet në emër, veshje, zakone.

Rasti i Gjystina Grishajt

Si është jeta e një virgjëreshe të betuar? Emisioni i BBC nis me deklaratat e Gjystina Grishajt, e cila shprehet se:

“Shqipëria ishte një botë e dominuar nga meshkujt, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshit burrë”.

Kur ishte ende 23 vjeçe dhe jetonte në malet në veri të vendit të saj, ajo u zotua për beqari dhe premtoi se do të jetonte pjesën tjetër të jetës si burrë.

Familja e saj prej më shumë se një shekulli jeton në zonën e Lepusit, pranë kufirit me Malin e Zi, në pjesën më veriore të Shqipërisë.

Sipas 57-vjeçares Gjystina, “në botë ka shumë beqarë, por nuk janë burrneshat (siç quhet zakoni në dialektin vendas). Një “virgjëreshë e betuar” i kushtohet vetëm familjes, punës, jetës, duke ruajtur dëlirësinë e saj”.

Për shumë gra të lindura në epokat e mëparshme, shkëmbimi i identiteteve të tyre seksuale, riprodhuese dhe sociale ishte një mënyrë për të shijuar liritë që mund të kishin vetëm burrat.

“Ne ishim jashtëzakonisht të varfër… Babai im vdiq dhe nëna ime kishte gjashtë fëmijë, kështu që për ta bërë më të lehtë për të, vendosa të bëhesha “Burneshë” dhe të punoja shumë”, thotë ajo për BBC.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit