IKMT, në ditën e tretë radhazi ka vazhduar shembjen në “Prestige Resort”, pjesë e “Hysenbelliu Group”.
Aksioni nisi të premten në mëngjes me prishjen e pishinave dhe të oborrit të resortit, ky aksion vazhdoi dhe për gjatë ditës së djeshme.
IKMT po vazhdon shembjen e pistës së resortit, e cila sipas mediave të Hysenbelliut u ngrit për të shmangur erozionin.
“Pas prishjes së dy pishinave të këtij resorti, sot fadroma ka në shënjestër pistën e kompleksit, një zonë pedonale për pushuesit, që sipas inxhinierëve të “Prestige Resort” është ngritur për të penguar erozionin, në një zonë bregdetare, ku deti vazhdimisht ka hyrë në pjesën e rërës.
Madje ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një nga vizitave të shumta në këtë resort ka dhënë ide për ngritjen e saj. Siç shihet në foto, Rama është i shoqëruar nga punonjësit, të cilët kanë dëshmuar se vetë ai ka dhënë ide për ndërtimin e kësaj piste që kishte si funksion, ndaljen e erozionit dhe për t’iu ofruar pushuesve një lloj qetësie para hotelit,” ka shkruar media e Hysenbelliut.