Ndërsa data po afron për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, Kombëtarja duket në një situatë aspak të mirë.
Pas mbrojtësve, Rejës i është dëmtuar edhe një tjetër lojtar. Pas Gjimshitit, Kumbullës, Dermakut, Manajt, listës sot i është shtuar edhe Keidi Bare.
Mesfushori titullar i Kombëtares, u aktivizua sapo filloi pjesa e dytë kundër Atletiko Bilbaos, në triumfin 0-1 të Espanjolit, teksa ka mundur të qëndrojë në fushë vetëm 15 minuta.
Bare ka ndjerë shqetësime në kofshën e tij të djathtë dhe ka kërkuar zëvendësimin.
Në ditët në vijim pritet të zbulohet se cila do të jetë shkalla e dëmtimit dhe sa kohë i duhet mesfushorit të qëndrojë jashtë fushave të blerta.