IKMT, në ditën e tretë radhazi ka vazhduar shembjen në “Prestige Resort”, pjesë e “Hysenbelliu Group”.
Aksioni nisi të premten në mëngjes me prishjen e pishinave dhe të oborrit të resortit, ky aksion vazhdoi dhe për gjatë ditës së djeshme. Në ambientet e resorti janë parë forca të shumta policie dhe deri më tani janë prishur dy pishina.
Një nga administratorët e tij u shpreh se prishja e të dyja pishinave e ka nxjerr resortin jashtë funksionit.
“Pushuesit shikojnë të tronditur fadromën dhe forcat e IKMT dhe policisë, disa me fëmijë të vegjël e karroca dhe largohen nga zona,” ka shkruar media e Hysenbelliut.