-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Blini sa më shumë qirinj

Kryesoret

Hakmarrja e dhallës, byrekut, marmallatës

Kriza ekonomike, shpirtrore, politike ka bërë që gradualisht ai që hante vetëm bukë e marmallatë, do të hajë vetëm bukë, ose vetëm marmallatë.

Ai që hante edhe kos, pak sallam, ndonjë kokër domate, pak gjizë, etj., do të hajë bukë me marmallatë.

Ai që hante në restorante, do të shkojë të hajë byreqe në këmbë dhe ndonjë dhallë, ose do të shkojë te furrat e bukës për ndonjë sanduiç.

Kush hante e pinte nëpër resorte, mish, pula, peshk, verë, birrë, mund të shtojë për veten dhe familjen edhe për ca kohë edhe qumësht dallëndysheje, arra kokosi, shampanjë, por edhe ai është i rrënuar.

Borxhet bankare do t’i shkojnë në qiell! Një ditë do t’i vijë përmbaruesi dhe t’ja marrë të gjitha!

Do të lëshohet nën efektin e ligjit të gravitacionit!

Nuk ka rrugë tjetër ai!

Ka një ligj të madh të lumtur, mjerë ai që kujton se mund t’i shpëtojë: Kur qumështi bëhet dhallë, pica bëhet byrek, dhe shampanja bëhet uthull.

Gjithsesi duhet blerë sa më shumë qirinj!

Merreni me sportivitet!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit