Atalanta ka mundur Monzën në transfertë, me rezultatin 2-0, duke marrë kështu kryesimin e Serisë A.
Kjo është hera e parë që skuadra zikaltër renditet e vetme në vend të parë pas 5 ndeshjesh të luajtura në kampionatin italian.
Hojlund ishte ai që gjeti golin e epërsisë për miqtë në minutën e 57, me Atalantën që dyfishoi shifrat fal një autogoli të Marlon.
Atalanta ka grumbulluar 13 pikë, duke lënë pas Milanin dhe Napolin, me nga 11 pikë.