Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, arriti të hënën në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe.
Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb.
Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: “Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”.