Prej disa ditësh, efektivi i policisë Jeton Lami ndodhet në burg pasi dekonspiroi operacionet për arrestimin e Ervis Martinajt.
28-vjeçaru u la në burg nga gjykata e Kurbinit, pasi më 5 dhe 7 gusht ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj.
Lidhur me arrestimin e Jeton Lamit, gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, u shpreh se ai mund të cilësohet si një minierë ari për hetuesit.
Sipas gazetares, Jeton Lami ka shumë informacione lidhur me të zhdukurin Ervis Martinaj, por edhe për efektivët e policisë që janë të inkriminuar.
“Jeton Lami është një nga personat që mund të jetë një minierë ari në policinë e shteti. Edhe nga ata që janë larguar apo shkarkuar.
Jeton Lami ka qenë krahu më i djathtë i Vis Martianj. Ai dinte me detaje të gjithë kolegët e tij, Në Tiranë dhe në qarqe.
Kush ishin personat që Vis Martinaj punonte me to për të mos u kapur. Ka pasur një bisedë mes Lamit dhe Nanos.
Ju ofruar një status bashkëpunimi për të treguar. Fillimisht është pranuar. Por jo deri në detaje konkrete deri tek zhdukja e Vis Martinajt.”tha Xhensila Kodra.
Gazetarja ka theksuar, se është edhe një efektiv i RENEA-s i cili dyshohet si inkriminuar në ngjarje kriminale.
“Ka dalë nga përgjimet. Dyshohet se edhe një oficer i RENEA-s është i përfshirë si një person që ka ruajtur dhe ka shoqëruar Ervis Martinaj” tha ajo për Abcnews.al.