Në takimin e parë me përfaqësuesit dhe strukturat lokale të Partisë së Lirisë në Berat, Ilir Meta u shpreh se me protesta dhe zgjedhje do të rrëzojë Edi Ramën.
“Kupa është mbushur dhe derdhur prej kohës. Është koha t’i marrim çdo pushtet Ramës. Ne e dimë se ku është fuqia jonë. Fuqia jonë nuk është në parlament, pasi ky nuk është një parlament legjitim edhe pse është një parlament pak më i mirë se kërpërata. Ne jemi një parti e institucioneve dhe kështu do të jemi gjithmonë.
Ne do ta shembim Edi Ramën, me zgjedhje dhe protesta qytetare. Ne do ta palosim Edi Ramën edhe pse ju duket i gjatë. Unë e njoh shumë mirë atë”, u shpreh Meta.