-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërpritet me fishkëllima konferenca për përdhunimin e të miturës në Prishtinë

Kryesoret

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka thirrur sot një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Derisa po flitej se ky rast nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë, përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë ndërprerë konferencën përmes fishkëllimave.

Arsyetimi i ndërprerjes së konferencës ishte se edhe ky këshill ka dështuar në këtë rast.

Aktivistët thanë se mediat mund të qëndrojnë por nuk do të lejojnë zhvillimin e kësaj konference.

Pastaj në sallën ku po mbahej konferenca kanë ardhur zyrtarët policor, të cilët kanë kërkuar nga aktivistët që të mos e pengojnë mbajtjen e konferencës.

“Derisa kryesuesi i KGJK-së nuk kërkon falje dhe nuk garanton që kanë me marr masa ndaj gjykatësve që në shumicën e rasteve kanë dhënë dënime nën ata që i lejon ligji. Merrni arrestoni këta që janë tu e shkel ligjin. Ne nuk do ta lëshojmë këtë konferencë dhe nuk i lejojmë me vazhdu mbajtjen e saj”, ka thënë njëra nga aktivistët.

Ajo shtoi se kjo është protestë e tyre e cila ka me vazhdu edhe në rrugë.

“Pse nuk po i arrestoni, këta i keni për me i arrestu. Kur nuk na pengoni me ec edhe jetu lirë si vajza, as ne nuk ju pengojmë”, iu drejtua aktivistja zyrtarit policor.

Pastaj kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj mori vendim që konferenca të ndërpritet përkohësisht, derisa tha se do të vazhdoj në një sallë tjetër pa pengesa. Konferenca ka vazhduar më pas në një sallë tjetër./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit