Kryeministrja serbe Ana Brnabiç iu drejtua qytetarëve në një fjalim në sheshin e Mitrovicës, në veri të Kosovë.
Ajo foli dhe në lidhje me samititin e “Open Balkan”, ku tha se dera është e hapur për të gjithë, edhe për Kosovën.
“Mendoj se cilësia e jetës së njerëzve është gjëja më e rëndësishme, të krijohen vende pune, të rinjtë të shohin një perspektivë. Dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe institucionet e përkohshme në Prishtinë”, tha Bërnabiç.