-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakti i pazakontë Francë-Gjermani: Ne ju japim gaz, ju na jepni energji

Kryesoret

Franca do të dërgojë gaz në Gjermani nëse do te jetë e nevojshme, ndërkohë që Gjermania është e gatshme t’i sigurojë këtij vendi energji elektrike, tha të hënën Presidenti Emmanuel Macron, duke shtuar se kjo tregon solidaritetin evropian përballë krizës energjetike që rrjedh nga lufta në Ukrainë.

Çmimet evropiane të gazit u rritën ndërsa vlera e euros ra ndjeshëm të hënën pasi Rusia ndaloi pompimin e gazit përmes një linje kryesore furnizimit, një paralajmërim tjetër për BE-në ndërsa blloku përpiqet t’i jape një përgjigje krizës përpara ardhjes së dimrit.

“Gjermania ka nevojë për gazin tonë dhe ne kemi nevojë për energji nga pjesa tjetër e Evropës, veçanërisht Gjermania”, tha presidenti francez në një konferencë shtypi pas një telefonate me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Lidhjet infrastrukturore, që Franca të dërgojë gaz në Gjermani kur të jetë e nevojshme, do të finalizohen në javët e ardhshme, tha ai, duke shtuar se Franca, e cila kishte qenë prej kohësh një eksportues neto i energjisë elektrike, do të ketë nevojë për ndihmë nga fqinjët e saj, për shkak të problemeve teknike në centralet e saj bërthamore./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit