Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, me anë të një video postimi në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për vizitën që ka mbajtur në New York, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Rishikimin e Migracionit në OKB, duke thënë se Shqipëria është një vend tërheqës për të hujt të cilët kanë zgjedhur ta vizitojnë por edhe të jetojnë atje.
Postimi i Lamallarit
Pak ditë më parë, në Tiranë u mbajt Samiti i 4 i Diasporës, si një moment celebrimi i angazhimeve të ndërmarra qysh në Samitin e Parë, ku premtuam votën e diaspores dhe ajo sot është realitet. Theksova gjithashtu, se vendi ynë është më tërheqës për të gjithë ata që duan të kthehen dhe kontribuojnë në vendin e tyre, krahas mijëra të huajve të tjerë të cilët kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, punojnë dhe investojnë në vendin tonë.
Nga një vend me më pak se 3000 euro për frymë, vendi ynë sot arrin në 11 mijë euro të ardhura për frymë. Ambicia dhe angazhimi i qeverisë shqiptare është që të arrijmë në 15 mijë euro për frymë në fund të kësaj dekade. Forca tërheqëse e një vendi plot mundësi është reflektuar gjithashtu në rritjen e pakrahasueshme të numrit të turistëve në 12 milionë vitin e fundit dhe në rritjen e investimeve të huaja nga 300-400 milionë euro në vit në plot 1,6 miliard të tilla vitin e shkuar. Migracioni, siguria, ekonomia, drejtësia dhe liritë politike janë të pandashme nga transformimi i përditshëm i vendit dhe shoqërisë shqiptare.









