-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani për kufizimin e gazit, Von der Leyen: ja hapat që do të ndjekim

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Bashkimi Evropian po përgatit plane për kufizimin e gazit të gazsjellësit rus. Në një postim në Twitter, ajo deklaroi gjithashtu se Komisioni i BE-së po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset në nevojë të përballen me çmimet e larta të energjisë.

Ministrat e Energjisë nga vendet e BE-së po mbajnë një takim urgjent në Bruksel të premten, më 9 shtator për të diskutuar një përgjigje ndaj rritjes së çmimit të gazit. 

Më herët të hënën, Rusia fajësoi sanksionet perëndimore për ndërprerjen e furnizimit me gaz në Evropë përmes Nord Stream 1, duke thënë se ato do të rifillonin nëse ato sanksione hiqen. 

Von der Leyen akuzoi presidentin rus Putin se “përdor energjinë si armë duke shkurtuar furnizimin dhe manipuluar tregjet tona të energjisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit