Ushtria e Vladimir Putin vijon sulmet e saj në territorin e Ukrainës. Këtë të hënë, n jë sulm me me raketa në komunitetin Karpiv, në rajonin juglindor të Dnipropetrovsk, goditi një depo nafte.
Ky sulm ka shkatërruar të gjitha rezervat e karburantit që ishin ruajtur atje.
Kjo është bërë e ditur nga shërbimet lokale të urgjencës, të cituara nga UNIAN, sipas të cilave nga bombardimi ka shpërthyer një zjarr i madh dhe zjarrfikësit po punojnë në vend për ta zbutur atë.
Rajoni ishte goditur tashmë nga bastisjet në orët e fundit, duke shkaktuar të paktën një viktimë civile.