Këtë të hënë nis sesioni i ri parlamentar në Kuvend. Sot do të rikthehen sërish deputetët në orën 18:00.
Pjesë e kësaj seance do të jenë nismat politike nga PS dhe PD.
Axhenda e ditës së sotme parashikon njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend dhe programin një mujor të punës.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)
2. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)
3. Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)
4. Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator.
(Neni 27 i Rregullores)