-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA cakton zyrtarin special për çështjen e Trump

Kryesoret

Një gjyqtare federale është pajtuar për të emëruar një zyrtar të posaçëm për të analizuar dokumentet e konfiskuara nga FBI përgjatë kërkimeve të pashembullta.

Gjyqtarja amerikane, Aileen Cannon nga Florida, ka thënë se zyrtari i veçantë do të angazhohet për rishikim të dokumenteve.

Megjithatë, ajo ka thënë se do t’i lejojë zyrtarët amerikanë të inteligjencës që të vazhdojnë të analizojnë kategorinë e dokumenteve, si dhe dëmin që mund t’i jetë shkaktuar sigurisë kombëtare.

“Përveç privimit nga dokumentet personale, potencialisht të rëndësishme, gjë që shkakton dëm, paditësi përballet edhe me një dëm të mundshëm për shkak të zbulimit të pahijshëm të informacionit të ndjeshëm për publikun”, ka shkruar Cannon.

Cannon i ka kërkuar ekipit ligjor të Trumpit dhe Departamentit të Drejtësisë që deri të premten të dërgojnë propozimet për kandidatin e përshtatshëm për këtë pozitë.

Trump, pa ofruar të dhëna, ka akuzuar Departamentin e Drejtësisë për nisje të hetimeve të njëanshme ndaj tij.

Ai është nën hetime për largim të shumë dokumenteve qeveritare nga Shtëpia e Bardhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit