-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U bënë pjesë e LGBT, Irani i dënon gratë me vdekje

Kryesoret

Dy gra iraniane janë dënuar me vdekje për shkak të aktivizmit të tyre për komunitetin LGBT.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, ka bërë të ditura dënimet për Zahra Hamadani-n dhe Elham Chubdar-in më 5 shtator.

Garda Revolucionare Islamike, ka akuzuar dy gratë për “promovim të homoseksualitetit, mashtrime, promovim të marrëdhënieve të paligjshme seksuale, si dhe publikimin e tyre në internet”.

Hengaw ka thënë se Gjykata Revolucionare e Urmias, ka vendosur që të dyja janë fajtore për akuzat “korrupsion në Tokë”, “promovim të fesë së krishterë” dhe “komunikim me mediat që kundërshtojnë Republikën Islamike”.

As Hamdani, 31-vjeçare, dhe as mbështetësit e saj nuk kanë komentuar akuzat.

Ajo është ndaluar nga autoritetet edhe në tetor të vitit 2021 për postimet e saj në rrjetet sociale në mbrojtje të komunitetit LGBT.

Një muaj më vonë, ajo është arrestuar teksa ka qenë duke u larguar nga shteti dhe raportohet se nuk ka pasur qasje te avokati i saj.

Pjesëtarët e komunitetit LGBT detyrohen të fshehin orientimin e tyre seksual në Iran, pasi homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit