-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Centrali i Zaporizhzhias  fik të gjashtë reaktorët

Kryesoret

Të gjashtë reaktorët e centralit bërthamor të Zaporizhjës janë fikur pas granatimeve në afërsi, teksa agjencia e OKB-së për energji bërthamore pritet të publikojë një raport para Këshillit të Sigurimit lidhur me situatën e sigurisë në këtë uzinë.

Operatori i Zaporizhjës, Enerhoatom, tha një ditë më herët se reaktori numër 6 i centralit “u fik” për shkak të një zjarri të shkaktuar nga sulmet me artileri në rajon.

Enerhoatom tha se reaktori do të rikthehet në funksion kur të shuhet zjarri.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fajësoi trupat ruse për sulmet me artileri.

“Sot, linja e fundit e transmisionit të energjisë, që është e lidhur me sistemin e energjisë së Ukrainës, u dëmtua për shkak të një granatimi tjetër rus”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 5 shtatorit.

“Për shkak të provokimit rus, centrali i Zaporizhjës është një hap larg një fatkeqësie të rrezatimit”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se ky granatim i pretenduar rus në Zaporizhja, që ndodhi shumë afër kohës së publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tregon se Rusisë “nuk i intereson se çfarë vendos komuniteti ndërkombëtar”.

Më 5 shtator, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, akuzoi Rusinë për “sjellje të pamatur” sa i përket centralit të Zaporizhjas, teksa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ketë shqetësime për ndonjë fatkeqësi bërthamore sikurse ai i Çernobilit.

Kreu i kësaj agjencie tha se raporti do të prezantohet më 6 shtator pranë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy prej inspektorëve të OKB-së do të vazhdojnë të mbesin në Zaporizhja, ndërsa pjesa tjerët janë larguar që atje pasi kanë vlerësuar dëmet në këtë central/REL.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit