Shtetet arabe dhe OKB kanë dënuar Izraelin për bllokimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Egjipti dhe Katari e konsideruan këtë masë si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, ndërsa shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, e përshkroi si “alarmante”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, theksoi se bllokada ishte një masë kundër Hamasit, duke akuzuar grupin palestinez për vjedhjen e furnizimeve dhe përdorimin e tyre për të mbështetur aktivitetet e tij terroriste.
Ndërkohë, Arabia Saudite dhe ministria e jashtme e Katarit kërkuan respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare, ndërsa Hamas mohoi akuzat për vjedhje.