-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për hartën e re/ PD nxjerr propozimet: Paskuqani dhe Dukagjini bashki

Kryesoret

Ditën e enjte PS dhe PD do të hapin draftet me propozimet konkrete që kanë për reformën territoriale.

PD kërkon të paktën 90, por PS është e vendosur që duhet të jenë më pak se 61 që janë aktualisht.

Por ku konkretisht, opozita kërkon që të shtohen bashkitë? Dhurata Çupi që është bashkë-kryetare e reformës liston disa.

Për bashkinë Paskuqan do të vendosen dy propozime. T’i bashkëngjitet bashkisë Tiranë apo të jetë bashki më vete.

Zall -Herri ti bashkëngjitet njësisë më pranë. Kemi propozuar bashki Velipojën, Shëngjinin, Orikumin, zonën e Dukagjinit, Leskovikun” tha ajo.

Por Anila Denaj, që është bashkë-kryetare në drejtimin e komisionit nga socialistët thotë se theksi duhet të vendoset më shumë të shërbimet sesa kufijtë dhe shtimi i bashkive.

 Debati vazhdon, por opozita kërkon që zgjedhjet e reja lokale që do të mbahen vitin tjetër të zhvillohen mbi korrigjimin e reformës territoriale.

Koha është e mjaftueshme, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vullnetin politik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit