-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do të largohej nga pushtetit, lideri çeçen përgënjeshtron deklaratën

Kryesoret

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, ka përgënjeshtruar lajmin se do të tërhiqet nga udhëheqja.

Kadyrov shkroi në Telegram më 5 shtator se deklaratën që ai bëri dy ditë më parë për dorëheqjen e tij të mundshme, e kishte bërë “për të kontrolluar mendimin e ndjekësve”.

45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikë ruse të Çeçeninsë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.

Më 3 shtator, Kadyrov shkroi se pas 15 vjetësh si udhëheqës rajonal në Rusi “ka ardhur koha ime”.

Sidoqoftë, në postimin e tij të fundit në Telegram, Kadyrov shkroi se mësoi se një politikan rus i paidentifikuar shërbeu si lider rajonal për 27 vjet, kështu që ai “vendosi ta mposht atë rekord”.

Nën sundimin e tij, rajoni është akuzuar për shkelje masive të të drejtave të njeriut.

Kadyrov në mars thuhet se udhëtoi për në Ukrainë, ku besohet se anëtarët grupit të tij luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse.

Njësitë paramilitare çeçene gjerësisht konsiderohen si forca të frikshme ushtarake. Në të kaluarën janë dislokuar, gjoja me autorizimin e Qeverisë, në lindje të Ukrainës, por edhe në shtetet e tjera si Siria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit