-sidi education-spot_img
20.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani: Kemi sulmuar me raketa bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Kryesoret

Irani ka ndërmarrë sulme me raketa ndaj disa bazave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, raportojnë mediat shtetërore iraniane.

Sipas një deklarate të publikuar në rrjetin social X nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), sulmet kanë shënjestruar bazën ajrore Al Udeid në Katar, Camp Arifjan në Kuvajt dhe bazën Harir në Irak.

Deklarata, e shpërndarë nga agjencia shtetërore e lajmeve ISNA, thekson se bëhet fjalë për një “lëshim masiv” raketash, që sipas saj ka goditur edhe Flotën e Pestë Detare të SHBA-së në rajon.

Sipas të njëjtit burim, “infrastruktura operacionale e ushtrisë amerikane është shkatërruar”.

Në një tjetër postim, operacioni përshkruhet si “operacioni më shkatërrues dhe më i rëndë” që nga fillimi i luftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit