Ceremonia e shënimit të 23-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës ka nisur me parakalimin e Gardës së Policisë. Në këtë ceremoni janë të pranishëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri, Albin Kurti, kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla. Po ashtu janë të pranishëm edhe përfaqësues nga kori diplomatik.
Në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Vjosa Osmani tha se Policia e Kosovës është histori suksesi dhe institucion i qëndrueshëm me besueshmëri të lartë tek qytetarët.
Osmani tha se Policia e Kosovës është kujdesur për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.
“Policia e shtetit tonë tregon se është jo vetëm një nga hallkat e shtetit por ndër historitë më të suksesshme që mund të krijomë institucione të qëndrueshme me besueshmëri të lartë të qytetarëve tanë. Ju keni qenë vazhdimisht ndër shtyllat e shtetit dhe garantuesit e sigurisë dhe jetës e pronës së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë solemne të shënimit të 23 vjetorit të themelimit tha se zyrtari policor në çdo ditë të punës e ka detyrën e profesionit më fisnik, atë të mbrojtjes së qytetarëve.
“Javën që shkoi ne u ballafaquam me një rast shumë të rëndë ku një vajzë e mitur qe sot do të duhej të ishte në bankat shkollore ndodhet në strehimore.
Trasoni rrugët lehtësisht të kalueshme për të gjithë. Për këtë kohë sa bashkëpunojmë jeni dëshmitarë se jeni të pa kompromis ndaj krimit nuk jeni ndal ndonëse nga bandat e ndryshme janë drejtuar armët dhe janë shkrepur plumbat”, u shpreh Kurti.
Ai tha se integriteti moral dhe personal janë shtylla të domosdoshme për Policinë e Kosovës.
“Jemi të vetëdijshme për sfidat tuaja por bashkërisht duhet të punojmë për të krijuar në polici model integritet moral dhe personal. /KP