Një grua rreth të 50-tave është gjetur e vdekur në bregdetin e plazhit të Shëngjinit. Aktualisht ende nuk është e mundur identifikimi i viktimës.
Gjithashtu raportohet se një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë, por për gruan ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Trupi i të nderës është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore. Mësohet se viktima ishte e vetme në plazh.