-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Japonia: Shpenzimet për funeralin shtetëror të Shinzo Abe do të kalojnë 12 mln dollarë

Kryesoret

Qeveria japoneze do të shpenzojë rreth 12 milionë dollarë për funeralin shtetëror të ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra më 8 korrik.

Në fund të gushtit, qeveria shpalli një buxhet shumë më të vogël për shpenzimet publike të këtij funerali, që arrin në 250 milionë gjen. 

Qeveria e Fumio Kishida tani vlerëson se shpenzimet për masat e sigurisë do të arrijnë në 800 milionë jen dhe për pritjen e delegacioneve të huaja në rreth 600 milionë jen, tha zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno.

“Nëse do të bënim një vlerësim të thjeshtuar, mendoj se totali (shpenzimet) do të ishte afër asaj që thatë,” u përgjigj zëdhënësi i qeverisë kur u pyet nëse kostoja për publikun do të ishte në të vërtetë rreth 1.7 miliardë jen.

Rreth 6000 të ftuar pritet të marrin pjesë në ceremoninë e planifikuar për 27 shtator në Tokio. Ky numër përfshin anëtarë të 190 delegacioneve të huaja; rreth 50 vende do të dërgojnë krerët e tyre të shteteve ose zyrtarë të lartë qeveritarë, sipas z. Matsuno.

Shinzo Abe ishte duke mbajtur një fjalim për fushatën pranë një stacioni treni në qytetin e Nara kur u godit me armë zjarri.

Kundërshtimi ndaj shpenzimeve publike të funeralit të politikanit të Partisë Liberal Demokratike, i cili ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, por që ndau opinionin publik japonez, është i përhapur dhe i vazhdueshëm. Ajo u përshkallëzua pas zbulimeve për lidhjet e Shinzo Abe dhe zyrtarëve të tjerë të partisë në pushtet me Kishën e diskutueshme të Unifikimit. Popullariteti i Fumio Kishida është në rënie për shkak të zbulimeve.

“Ne vendosëm të publikojmë këtë vlerësim si pjesë e përpjekjes së Kryeministrit (…) për të sqaruar të gjitha detajet” e funeralit shtetëror, tha zëdhënësi i qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit