Rritja e çmimit të karburanti tashmë nuk është një problem vetëm për pronarët e automjeteve, por dhe për linjat ajrore.
Një artikull në Bloomberg ka treguar se rritja e karburantit po të dërgon në falimentim linjat ajrore që kanë çmime më ekonomike për udhëtarët.
“Linjat ajrore më të dobëta të Evropës përballen me një rrezik të shtuar për kolaps këtë dimër pasi kombet që shpëtuan transportuesit ajror gjatë krizës së Covid-it e kanë zhvendosur fokusin diku tjetër, siç është rritja e inflacionit, sipas analistëve në Sanford C. Bernstein,” shkruhet në artikull.
Po ashtu pandemia ka sjell probleme të linjave ajrore, të cilat u kompensuan me vonë në formën e ndihmave nga qeveritë e vendeve përkatëse.
Bloomberg, gjithashtu ka përmendur në artikull se pjesë e falimentimit do të jenë dhe dy linja ajrore nga Shqipëria, por nuk ka cilësuar se cilat mund të jenë.
“Transportuesit më të ekspozuar përfshijnë një nga Qipro dhe dy nga Shqipëria, si dhe linja ajrore me bazë në Bjellorusi, Bullgari, Republikën Çeke, Gjeorgji, Moldavi dhe Rumani.
Kjo duhet të favorizojë lojtarët më të fortë në Evropën Lindore, kryesisht Wizz dhe Ryanair me bazë në Budapest,” ka përfunduar media.