Ish-Presidenti Ilir Meta ka denoncuar sërish inceneratorët.
Ai ka postuar sot një video nga djegia e plehrave në Shijak duke e krahasuar me një bombë atomike.
“Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.
Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë” shkuan ai.
Kryetari i partisë së Lirisë, tha dje se brenda 24 orëve do të zyrtarizojë protestën e parë.