Ish-Presidenti Ilir Meta pas kthimit nga Shijaku ku denoncoi djegien e plehrave doli në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë.
Ai tha se kjo që ndodhi në Shijak vazhdon edhe në qytete të tjera, ku djegia e plehrave është kthyer në bombë atomike për qytetarët.
Akuza kishte për kryetarin e bashkisë Shijak dhe policinë, që tha se arrestoi personin që sipas saj po digjte goma.
“Kjo është bërë qëllimisht natën, që të mos reagonin apo të sensibilizoheshin. Të gjithë banorët e Shijakut e dinë presionin që të mos flasin për depozitimet që bëhen pranë fshatrave të tyre.
Është e qartë si funksionojnë kompanitë me skemën e inceneratorëve me në krye Ramën. Kam marrë disa herë foto dhe mesazhe nga banorët e atij komuniteti për situatën e rëndë dhe sot në mëngjes nuk po u besoja pamjeve, derisa shkova vetë.
Kur u nisa unë, u nisën dy zjarrfikëse për të fikur zjarrin. Dhe ndonjë bombë atomike të kishte rënë nuk do të kishte ndodhur ajo ndotje. Më i rëndë është edhe reagimi i kryerilindasit të Shijakut dhe policisë” tha Meta.