Një ditë pas nisjes së sesionit të ri parlamentar kanë nisur punën komisionet e Kuvendit. I pari ka qenë komisioni i reformës territoriale. Anëtarët e komisionit kanë dëgjuar ekspertët.
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi që është bashkëkryetare e formës kërkoi ndarjen e bashkive në urbane dhe rurale duke u rikthyer te komunat.
“Në duhet ti japim tipologji të ndryshme bashkive. Në rurale dhe urbane siç i ka rajoni. Apo do vazhdojmë me këtë qasje që kemi sot, që kemi vetëm bashki urbane, ku i bashkëngjitim disa zona rurale, dhe kujtohet kryetari të shkojë njëherë në 5 vjet t’i shohë këto zona.
Nuk është çështje harte dhe s’duhet të kompleksohemi që njëra palë të shohë paketën ligjore dhe tjetra palë të kërkojë t’ua sjellë bashkitë sa më pranë qytetarëve”, tha Çupi.
Edhe deputetja e PS-së, Anila Denaj që drejton komisionin me Çupin, e pranoi ka disa gjëra nuk shkojnë si duhet me ndarjen e bërë 8 vite më parë.
“22 bashki që nuk janë në shërbim të qytetarëve. Ky komision ka detyrë reformën territoriale të shkëputur nga lidershipi.
Kur të shkojmë në propozime të mos e shohim sikur reforma territoriale mban të gjithë përgjegjësinë edhe të lidershipit, por ajo reformë të mos ketë kthim prapa dhe të mos jemi viktimë e një mungese efektiviteti.
Duhet t’i lëmë ekspertët të diskutojnë më gjatë nëse pjesa financiare e atyre bashkive është ose jo derivat i reformës territoriale.
Nuk është numri ai që determinon shërbimet për qytetarët”, tha Denaj. PS kërkon më pak bashki se 61, ndërsa PD më shumë, ta paktën 90.