Nuk ka qetësi mes demokratëve. Kryetari i PD-së në Korçë, Devis Osmani është plagosur nga sekretari i një grup-seksioni të Partisë Demokratike.
Kryetari Devis Osmani është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënë të plagosur.
Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës.
