Kina ka aktivizuar nivelin e dytë kombëtar të reagimit pas tërmetit me magnitudë 6.8, që goditi provincën jugperëndimore Sishuan.
Ministria e menaxhimit të emergjencave, tha se ka nisur përllogaritjen e dëmeve, pas lëkundjeve që vranë 37 vetë ndërsa gati 200 kanë mbetur të plagosur rëndë e po marrin trajtim në spital.
Tërmeti shkatërroi qindra shtëpi, me muret që duken në rrugë e pemë të këputura nga lëkundjet e forta.
Thuajse e gjithë infrastruktura rrugore ka pësuar dëmtime ndërsa qytete të tëra vuajnë prej orësh mungesën e energjisë elektrike. Qeveria kaloi fondin prej 15 mln dollarësh, që do të shkojë për përballimin e emergjence kombëtare