-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku ikën 14 kriminelët? PD merr në pyetje Çuçin

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferraj ka depozituar në Kuvend një kërkesë për seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Para shkarkimit Gledis Nano deklaroi se 14 eksponentë të botës së krimit i kishin shpëtuar arrestimit pas dekonspirimeve. Për këtë arsye, deputeti i PD-së i kërkon llogari Çuçit.

“Bazuar në rregulloren e Kuvendit thërrasim në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ministrin Bledi Çuçi.

Pak ditë më parë Gledis Nano do të deklaronte se 14 eksponentë të botës së krimit i kishin shpëtuar arrestimit për arsye se operacionet dekonspiroheshin.

Kjo vinte 4 ditë pasi drejtori ishte shkarkuar. Thuhej që ishte shkarkuar për mosplotësim të objektivave ndërsa ambasada e cilësoi partner të SHBA.

Gledis Nano është dekoruar me medalje nga ish-ministri Sandër Lleshaj. U shkarkua. Situata e rendit dhe kriminalitetit në vend është e rëndë.

Krimin e kemi brenda policisë. Segmente të caktuara të krimit të organizuar brenda policisë. Në seancë dëgjimore kemi ftuar edhe Gledis Nanon”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit