Dollari amerikan preku këtë të mërkurë nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Dollari u këmbye me 118.81 Lekë.
Dominimi i Dollarit në tregjet valutore në këtë periudhë po mbëshetet njëkohësisht nga rritja e fortë e normave të interesit të Rezervës Federale, por edhe nga ecuria e mirë e ekonomisë amerikane.
Ekspertët besojnë se goditja inflacioniste mund ta ketë arritur pikun e vet dhe mund të lëvizë drejt një rënieje të ngadaltë gjatë muajve të ardhshëm.
Për ekonominë shqiptare, kursi i Dollarit ka një ndikim më të vogël krahasuar me atë të Euros.
Ditën e sotme Euro u këmbye me 117.73 Lekë, 0.08 Lekë më pak krahasuar me fundin e javës së kaluar.