-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani për Listën Serbe: Është kthyer në bandë kriminelësh

Kryesoret

Gjatë takimit me homologun slloven, Vjosa Osmani ka reaguar për kërcënimet e Listës Serbe.

Ajo është shprehur se ajo nuk mbron interesat e serbëve në Kosovë, por është kthyer në një listë kriminelësh dhe banditësh. Ajo ka shtuar se Radoiçiq që është nënkryetar i Listës Serbe, është në kërkim dhe është shpallur “non-grata” nga SHBA.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë, ajo është shndërruar në interesat të organizatave kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë por jam edhe Komandante Supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve tjera.

Lista Serbe nuk interesohet të shtyjë përpara të drejtat e komuniteteve, por interesohet të jetë satelit i Vuçiçit në këtë vend dhe kjo po i dëmton vetë serbët që jetojnë në Kosovë. Qëllimi i tyre është tensioni e dhuna, për të gjithë ata që kanë këto synime përgjigja jonë e vetme është sundimi i ligjit”, u shpreh Osmani

Ajo u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit